250 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(27.06.2022 08:36:53)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 250.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, vetëm 24 orët e fundit 52 qytetarë kanë rezultuar pozitiv më COVID-19.
Kurse, MSH-ja njofton se gjatë 24 orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes dhe janë shëruar 15 qytetarë.
Me rritjen e rasteve aktive me COVID-19, MSH-ja ka këshilluar qytetarët që të vazhdojnë vaksinimin.
Po ashtu, MSH-ja thotë se marrja e dozave të tjera të vaksinës rindërton imunitetin.

Megjithatë, edhe IKSHPK-ja ka rekomanduar qytetarët që t’i përmbahen masave preventive kundër virusit.
IKSHK-ja bën apel që maskat të mbahen në ambiente të mbyllura./Shqip.com