Kulturë

25 finalistët e Eurovisionit që do të garojnë për vendin e parë

Eurovision 2022

Eurovision 2022 ka zgjedhur 25 finalistë të cilët më 14 maj do të konkurrojnë për vendin e parë.

Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste që janë Australia, Azerbajxhani, Belgjikë, Ceki, Estoni, Finlandë, Poloni, Rumani, Serbi dhe Suedi.

Finalja e garës më të madhe në muzikë, do të mbahet më 14 maj në stadiumin ‘Pala Olimpico’ në Torino të Itali.

Finalja, ashtu si dy netët e para edhe finalja do të prezantohen edhe nga Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan.

Kujtojmë që këtë vit Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja Ronela Hajati, me këngën “Sekret”.

Ndërkaq, Ronela nuk arriti të shkonte në finalen e Eurovisionit.

Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda, ndërsa 5 vendet Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja shkojnë automatikisht në finale./Shqip.com