Lajme

247 pacientë po trajtohen për COVID-19 në spitalet e vendit

Foto e ilustruar

Numri i pacientëve të cilët po trajtohen për Coronavirus në spitalet e vendit ka arritur në 247, sipas të dhënave nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas njoftimit, 181 prej tyre janë të konfirmuar COVID-19 pozitivë, 171 me oksigjeno-terapi, ndërsa tetë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, janë 107 pacientë të shtrirë, 66 prej tyre COVID-19 pozitivë dhe 86 me oksigjeno-terapi

Ndërsa, në spitalet e përgjithshme po trajtohen 140 pacientë, 135 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 85 me oksigjeno-terapi./SHQIP.com