24 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Publikuar:
(14.09.2021 15:02:38)

24 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 357 raste pozitive, nga gjithsej shtatë mijë e 27 mostra të testuara.
Janë shëruar një mijë e 498 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 138 mijë e 950.
Numri i rasteve aktive është 15 mijë e 835.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 20 mijë e 144 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit janë dhënë një milion e 66 mijë e 947 doza. 369 mijë e 33 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com