24 vdekje si pasojë e COVID-19
Publikuar:
(05.09.2021 15:06:56)

24 persona kanë humbur jetën si pasojë e Coronavirusit gjatë njëzetekatër orëve të fundit.
Kjo është edhe një ditë tjetër në të cilën, Kosova përballet me numër të lartë viktimash si rezultat e pandemisë COVID-19.
Pos vdekjeve, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 890 infeksione të reja.
Ndërkaq, ka më shumë të shëruar brenda ditës, gjithsej 1 mijë e 712 sosh. Rastet aktive janë 25 mijë e 688.
Gjatë ditës së fundit janë dhënë 19 mijë e 526 vaksina.
Deri më tash në total janë kryer 922 mijë e 623 vaksinime.
615 mijë e 156 kanë marrë të paktën një dozë, ndërsa 307 mijë e 467 kanë mbaruar procesin me dy doza. /Shqip.com