Rozë

Fansi shokon Xhensila Myrtezajn, tenton ta puthë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, është ndër më të pëlqyerat e publikut.

Jo rrallë herë asaj i kanë ndodhur incidente në koncerte.

Mirëpo së fundmi, Xhensilës i ndodhi diçka e pazakontë. Ajo përderisa ishte duke përformuar në një koncert, u shokua nga veprimi i një fansi të saj.

Fansi e kapi në pjesën e qafës këngëtaren dhe tentoi ta puthë.

Xhensila reagoi shpejt duke ia hequr dorën fansit dhe mbeti e habitur.

“Kadal, kadal”, ia ktheu ajo.

/Shqip.com