Lajme

233 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 233 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Siç ka raportuar ABC News, aktualisht në Shqipëri janë edhe 1.728 persona të infektuar me COVID-19.

Numri i rasteve pozitive ka ardhur si rezultat i 1245 testimeve.

Më së shumti raste pozitive janë shënuar në Tiranë duke pasuar me Fierin, Sarandën, Lezhën etj.

Në spitalin  e COVID3 janë duke marrur trajtim gjithsej 18 persona ndërsa në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 366 qytetarë.

Në bazë të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes gjatë këtij 24 orëshi./Shqip.com