Dragash: Plagoset me armë gjuetie një i mitur
Publikuar:
(05.07.2021 19:42:44)

Një i mitur me armë të gjuetisë e ka plagosur një të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në Glloboqicë të Komunës së Dragashit.
Lajmin për SHqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Ai ka marrë lëndime në pjesën e gjoksit, ku më pas është dërguar nga familjarët në QKMF në Dragash e më pas dhe është dërguar në trajtim kirurgjik në Prizren, tha Osmanollaj. /Shqip.com