2021 – lot, gëzime dhe të papritura në botën e sportit

Vit i çudirave. Kështu do mund të përkufizohej 2021-ta për botën e sportit.
Se, Messi dhe Ramos do bëheshin bashkëlojtar dhe se Cristiano Ronaldo do e dhuronte spektakël përsëri në ishull – nuk besoheshin dot. Por, ja që ndodhën, tashmë janë realitet.
Kjo është vetëm një pikë uji në oqean – krahasuar me ngjarjet tjera sportive që ndodhën në këta 12-të muaj, që do jenë përgjithmonë një tatuazh i pashlyeshëm në histori.
Leo e lëshoi shtëpinë

“Kjo është vërtet e vështirë për mua pas kaq shumë vitesh, duke qenë këtu gjatë gjithë jetës sime. Unë nuk jam gati për këtë, Pas 21 vitesh po largohem”, ishte deklarata më e papritur në botën e futbollit.
Leo Messi u largua nga Barcelona.
Kontrata e argjentinasit me Barcelonën kishte skaduar, por të dyja palët kishin gjetur gjuhën e përbashkët për ta vazhduar tutje.
Messi pranoi të ulte pagën 50 %, ama kontrata nuk u nënshkrua kurrë. Kjo pasi, katalunasit po kalonin nëpër një krizë të thellë financiare.
“Pas dy dekadave, dashuri, Leo dhe Barcelona u divorcuan”. Ky lajm tronditi botën e futbollit dhe jo vetëm.
Argjentinasi shpërtheu në lot në konferencën përshëndetëse për media.
“Aventura” e re e tij doli të jetë PSG-ja, ku u takua me shokun e vjetër, Neymar Jr. Fund i një epoke.
“CR7″ u kthye në shtëpi
Në Torino shënoi gola, ishte hero, por veshgjatën nuk e fitoi dot.
I pakënaqur me skuadrën dhe i etur për suksese të reja, “CR7” u rikthye aty ku filloi lavdia e tij, në “Tetarin e Ëndrrave”.
“Jam kthyer aty ku e kam vendin, Ta bëjmë të ndodhë edhe një herë. P.s. Alex, kjo është për ju” ishin disa nga fjalët që bënë me lot shumë njerëz që e duan futbollin.
Ronaldo zbarkoi në ishull.
Ani pse me 36 vite në supe, ai vendosi që të sprovojë veten në nivelet më të larta të futbollit.
Se mosha është vetëm numër për të po e tregojnë statastiktat: 19 ndeshje, 13 gola, dy asistime.
Me “Djajtë e Kuq” ai ka një qëllim: Ta kthejë lavdinë e klubit.
Trofeu shkoi në Romë

Në mes të Anglisë, kundër anglezëve, Italia e vendosi “sundimin” në Evropë.
Të udhëhequr nga Roberto Mancini, azurët arritën që ta rikthejnë lavdinë.
Ani pse rruga ishte e vështirë, në fund qëllimi u arrit, Italia u shpall kampione e Evropës.
Gjatë kësaj ekspedite “anija gati sa u fundos”, por në fund doli në “breg”.
Takim tejet i vështirë për italianët ishte përballë Spanjës së Luis Enriques, të cilët arritën t’i mposhtin vetëm pas ekzekutimit të penaltive.
Edhe në finale, fituan me penalti – kundër “3 luanëve”.
Saka goditi me të majtën, topi përfundoi në duart e Donnarumës. Trofeu shkoi në Romë.
Mbaroi sundimi i “Zonjës së vjetër”

“Zonja e vjetër” sundoi një dekadë në Itali, derisa përballë i doli Antonio Conte.
Ironia e fatiti ishte se pikërisht Conte – e kishte nisur “sundimin” e Juventusit – duke u shpallur kampionë me ta në 2011-12, 2012-13, 2013-14.
Strategu Italian – e ktheu “Succedeton” në Milano, pas 11-të viteve.
Ky trofe ishte i 19-ti më radhë për neurëzurët.
Golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe njëri nga më meritorët për këtë sukses historic të zikaltërve ishte Romelu Lukaku.
Sulmuesi bleg shënoi 24 gola, asistoi 11-të herë – në 36 ndeshje të zhvilluara.
Por, në fund të sezonit, të dy u larguan nga Italia.
Titulli i parë pas 50 viteve

Historia u shkrua në NBA.
Milwaukee Bucks triumfoi ndaj Phoenix Suns në finalet e NBA-së 2021, duke sjellë titullin e parë në Cream City – në 50 vitet e fundit.
Pas zhgënjimeve në playoff në 2019 dhe 2020, buzëqeshja u rikthye përsëri te Bucks.
Baksetbollisti më meritor për këtë triumf ishte Giannis Antetokounmpo, i cili dhuroi një performancë që nuk do harrohet lehtë.
Ai shënoi 50 pikë në ndeshjen finale, duke e udhëhequr skuadrën e tij drejt titullit të parë të NBA-së që nga viti 1971.
Rezultati i përgjithsëm me lojë ishte 4-2.
“Doktori i përfundoi operacionet”

“Doktori” doli në pension.
Valentino Rossi i dha fund karrierës së tij në MotoGP.
Legjenda italiane, me lot në sy tha se “do të mbetem kalorës gjithë jetën” tha ai, thjeshtë do të kaloj nga motoçikletat në makina”.
Rossi nisi karrierën e tij në vitin 1996.
I cilësuar si njëri nga më të mirët në historinë e këtij sporti, ai ka fituar 372 gara dhe shtatë kampionate botërore në 2001-2005, 2008 dhe 2009.
Vetëm bashkëkombasi i tij, Giacomo Agostini ka tituj më shumë se Rossi, gjithsej tetë, Ai tashmë ka shprehur interesim disa herë për të konkurruar në garat GT3 pas karrierës së tij në Motot GP
Anthony Joshua u “gjunjëzua”

Në shtëpinë e tij i humbi titujt – përballë Aleksandr Usyk.
Ani pse ishte favorit në letër, Antohnoy Joshua nuk arriti dot që të dalë fitues dhe takimi kundër Tyson Fury-t mbeti vetëm dëshirë.
Edhe pse meçi kundërAleksandr Usyk ishte tejet i fortë nga fillimi e deri në fund, u desh të pritej deri në përfundimin e 12 raundeve që të shpallej fituesi.
Pas këtij takimi, Kampioni i ri i Botës u shpreh: Kjo do të thotë kaq shumë për mua, është e pabesueshme. Lufta shkoi saktësisht ashtu siç e prisja, kishte disa momente ku Anthony më shtyu, por nuk ishte asgjë e veçantë.
Dymbëdhjetë vjet më parë gruaja ime më tha po, dhe unë e festova këtë me fitore.”
92:48, kapitenit i perëndoi dielli në Bernabeu

92:48 janë numra që fansat e Real Madridit do t’i mbajnë mend gjatë për të gjithë jetën e tyre.
Numri 4 i mbretërve, Sergio Ramos, është autor i golit që e riktheu Real Madridin përsëri në binarët e vjetër të sukseseve në Evropë.
Pas plot 16 viteve qëndrim në impiantin “Santiago Bernabeu”, Sergio Ramos vendosi të largohej – për të ikur pastaj në Paris.
Qendërmbrojtësi spanjoll nuk e gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e madrileinëve për vazhdimin e kontratës dhe i ndaui rrugët me ta.
Paraqitjet e tij individuale gjatë këtyre 16 viteve qëndrim në Bernabeu i tregojnë më së miri statistikat.
Ai është emëruar në FIFPro World 11, njëmbëdhjetë herë, që është një rekord për një mbrojtës, dhe i treti për të gjitha kohërat.
Sergio gjithashtu është zgjedhur nëntë herë në Ekipin e Vitit të UEFA-s, që është gjithashtu një rekord për një mbrojtës dhe të tretin më të shumtën e çdo lojtari.
Për më tepër, Ramos është emëruar mbrojtësi më i mirë i La Ligës në pesë sezone të ndryshme, duke e mbajtur në supe edhe këtë rekord.
Edhe pse ka luajtur si qendërmbrojtës ai ka tundur rrjetën plot 101 herë me fanellën e “Los Blancos”, ndërsa ka fituar 22 trofe në 671 ndeshje të zhvilluara.
E treta e vërteta
Tyson Fury nuk u mposht dot edhe pse përballë vetes pasi Deontay Wilder.
Këta boksierë ishin takuar dy herë, në takimin e parë fitues kishte dalë Fury, kurse i dyti mbaroi me barazim.
Në te tretin, Wilder përfundoi i shtrirë, Fury vazhdoi tutje i buzëqeshur.
Për ironi të fatit, Wilder ka vetëm dy humbje në karrierë dhe të dyjat i janë shkaktuar nga “Gipsy King”.
Ky meç u cilësua si një nga më të mirët e viteve të fundit – nga shumë njohës të boksit.
“Ishte një luftë e madhe sonte dhe është e denjë për çdo trilogji në historinë e këtij sporti. Ëilder është një njeri i ashpër. Ai bëri disa goditje të mëdha sonte. Ishte një luftë e madhe”.
Kjo ishte një luftë e madhe dhe shpresoj që 9 tetori të hyjë në histori”, u shpreh Fury pas ndeshjes.
Njeriu i golave

41 gola, në 17-të ndeshje.
Robert Lewandowski – i tregoi edhe një herë botës së futbollit që është një nga sulmuesit më të mirë të kohës.
Numri nëntë i bavarezëve e fitoi Këpucën e Artë, për të mos i lënë asgjë rastësisë.
Ai po ashtu e theu rekordin e Gerd Muller – për më shumti gola për një vit kalendarik
Madje, nga shumë njohës të futbollit, ai u cilësua edhe si futbollisti më i mirë në botë, por Topin e Artë nuk e fitoi dot.
Formë të lartë, po kalon edhe në këtë sezonë, pasi në 17-të ndeshje të zhvilluara në elitën e futbollit gjerman, ka shënuar 19 gola.
Nëntë herë e ka tundur rrjetën edhe në Champions.
“Në qiellin e shtatë”

Pas shumë lotëve, dështimeve, humbjeve, erdhi koha e lavdisë.
Leo Messi arriti që të fitonte një trofe me Argjentinën – të parin në karrierën e tij.
Numri dhjetë, e udhëhoqi skuadrën drejtë këtij triumfi historik, duke qenë golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni.
Edhe më madhështore kjo fitore ishte për faktin se në finale triumfuan kundër Brazilit – rivalit të përjetshëm.
Ky sukses – i solli Messit edhe një sukses tjetër.
Ai e fitoi Topin e Artë – duke e mposhtur Rober Lewandowskin, ani pse polaku kishte një nga vitet më të mira në karrierë.
Me këtë çmim, Leo tashmë është shtatë herë fitues i Topit të Artë – i vetmi në historinë e futbollit.
“Mbreti i ri i shpejtësisë”

Max Verstappen është “mbreti i ri i shpejtësisë”.
Ani pse vetëm 24 vjeçar, ai arriti që të dalë fitues përballë Leëis Hamilton – i cili konsideorohet si një nga më të mirët e këtij sporti.
Për të ky ishte titulli i parë në karrierë – e cila duket që do jetë e artë.
Në anën tjetër, Hamilton po “luftonte” për titullin e tetë – që do ta vendoste një rekord në historinë e këtij sporti
Gara mes Verstappen dhe Hamilton ishte ndër më interesantet të viteve të fundit në këtë sport.
Fituesi u përcaktua vetëm në garën e fundit, pasi konkurenca ishte e fortë gjatë tërë kampionatit dhe nuk mundën që t’i ikin me pikë njëri-tjetrit.
Pa zhurmë – kampionë

Pa transferime astronomike dhe pa zhurmë të madhe – e “rrëmbyen” titullin.
Llille ishte befasia e ëmbel në Ligue 1 – sezonën e kaluar.
Një skuadër simpatike, me një përzierje të futbollistëe të rinjë dhe atyre me përvojë i dha fund “sundimit” të PSG-së.
Për Llile kjo ishte hera e parë që nga viti 2011 që shpallen kampionë.
Kurse, në përgjithësi titulli i pestë në historinë e klubit.
Në anën tjetër, parisienët nuk kanë arritur të fitojë titullin për herë të parë që nga viti 2017, kur Kylian Mbappe udhëhoqi Monacon drejt lavdisë së Ligue 1.
Kjo skuadër ka fituar shtatë nga nëntë sezonet e fundit (2013, 2014, 2015, 2016, 2018, 2019 dhe 2020).
Bota e futbollit u trondit

Teksa po zhvillohej minuta e 43-të e ndeshjes Danimarkë – Finlandë, një moment i papritur e shokoi botën e futbollit.
Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, pësoi sulm kardiak dhe mbeti pa ndjenja në fushën e gjelbër.
Fatmirësisht, stafi mjekësor intervenoi shpejtë dhe iu shmang më e keqja.
Si lider – i vertëtë reagoi, kapiteni Simon Kjaer, i cli e mbajti skuadrën nën kontroll.
Kjo ishte edhe ndeshja e fundit, të cilën u paraqit Eriksen, i cili tashmë është mirë me shëndet.
Pasi u detyrua të operohej, atij iu vendos një defilbrator në zemër, pajisje e cila nuk lejohet të vendoset në Serie A dhe i ndau rrugët me Interin.
Ende nuk dihet se cili do jetë skuadra e tij e re.
“Agueroooo” – ndan rrugët me futbollin
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/69333066/906902664.0.jpg)
Një karriere të bujshme i erdhi fundi nw vitin 2021.
Sergio Aguero u përshendet nga futbolli, por jo nga dëshira e tij.
Sulmuesi argjenitas, u detyrua të “divorcohet” nga fusha e gjelbër për shkak të problemeve me zemër.
Për shkak të problemeve me frymëmarrje, 33 vjeçari e kishte lëshuar fushën e gjelbër në ndeshjen kampionale që Barcelona e zhvilloi kundër Alavesit, me 30 tetor.
Klubi katalunas kishte njoftuar se ai ishte shtruar në spital për një ekzaminim të zemrës.
Pas disa vizitave mjekësore dhe trajtimit të mëtutjeshëm atij i’u kumtua se nuk mundet të luajë më futboll.
Aguero, kishte zbarkuar në “Camp Nou” në afatin kalimtar të verës, si transfer i lirë.
Ndër arsyet kryesore pse u bashkua me Barcen, ishte fakti që Leo Messi ishte shoku i tij i ngushtë, por, për ironi të fatit Leo u largua nga Barcelona.
Nadal-Djokovic, e “ndalën pandeminë” për disa momente

Jo rrallë herë sporti ka thyer “kufinjë” në botë.
Një rast ikonik, ishte përballë e Rafael Nadal dhe Novak Djokovic, në gjysmëfinalen e “French Open”.
Këtë ndeshje po e shikonin pesë mijë tifozë, në ora 23:00, në Paris do hynte në fuqi rregulla që qyteti të “mbyllej”.
Teksa Djokovic dhe Nadal u përgatitën për të nisur setin e katërt, dukej sikur një nga takimet më domethënëse në historinë e sportit do të përfundonte në një stadium të heshtur.
“Ne nuk do të shkojmë, ne nuk do të shkojmë,” brohoriste turma.
Pas pak momentesh, spikeri tha “Zonja dhe zotërinj, në marrëveshje me autoritetet kombëtare, ndeshja do të përfundojë në praninë tuaj,” tha ai.
Thirrjet “Merci Macron” u dëgjuan nga tribunat, duke falenderuar Emmanuel Macron sepse ai njihet si një tifoz i madh i tenisit.
Në fund, Djokovic doli fitues, me 3-2 në sete. /Shqip.com