Rozë

2 Ton gjobitet nga Policia e Kosovës

2 Ton,

Reperi i njohur shqiptar 2 Ton, u ka treguar së fundmi se ka marrë një gjobë nga Policia e Kosovës.

Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ai ka shfaqur tiketën e policisë, e cila erdhi si pasojë e mos-respektimit të masave anti-COVID të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

2 Ton në postimin e tij ka shkruar më ironi se pavarsisht vaksinimit dënimi është i njëjtë.

“Me vaksinë a pa vaksinë, dënimin e njëjtë e ki”, ka shkruar 31-vjeçari në InstaStory.

Dënimi ka ardhur pasi që reperi ka dalë më veturë gjatë orës policore.

Projekti i fundit i artistit është “Corazon” i lansuar një muaj më parë.

Projekti është pritur mjaftë mirë dhe deri më tani numëron afro tetë milionë klikime në platformën Youtube./SHQIP.com