Lajme Ballkan

17 raste të reja pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Klinika Infektive në Shqipëri

Në shtetin e Shqipërisë gjatë 24-të orëve të fundit janë shënuar 17 raste të reja me COVID-19.

Po ashtu gjatë këtij intervali kohor është shënuar edhe 1 rast i vdekjes.

Urgjenca infektive

Numri i pacientëve të shtrirë në spitalet e Shqipërisë është 13, ndërsa numri i rasteve pozitive është 329 mijë e 907 e i atyre aktive është 1 mijë e 357.

Prej fillimit të pandemisë COVID-19, në Shqipëri jetën e kanë humbur 3 mijë e 586 qytetarë./Shqip.com