Lajme

17 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe në Spitale të Përgjithshme

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës

17 pacientë po trajtohen nga Coronavirus në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në Spitalet e Përgjithshëm.

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se 14 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 3 të negativizuar post-COVID’19.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, tetë pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, dy pacientë, Klinika e Pediatrisë, dy pacientë, Spitali i Pejës, dy pacientë, Spitali i Prizrenit, një pacient, Spitali i Gjakovës, dy pacientë”, thuhet në njoftim.

Ilustrim.

Sipas SHSKUK-së, me oksigjeno-terapi 9 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë./Shqip.com