16 raste të reja me COVID-19 të shtunën në Kosovë
Publikuar:
(23.10.2021 15:25:53)

Kosova ka regjistruar 16 raste të reja të infektimit me Coronavirus të shtunën, nga 2.280 testime të kryera.
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.
Janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184.
Në total numri i rasteve aktive është 464.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.
Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./SHQIP.com