Lajme

155 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Klinika Infektive në Shqipëri

Gjatë 24-të orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 155 raste të reja pozitive me COVID-19.

Po ashtu është bërë e ditur se gjatë këtyre orëve nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Sa i përket numrit të qytetarëve të shtrirë në spitalet e Shqipërisë, momentalisht janë 16 qytetarë që po kërkojnë ndihmë.

Në Shqipëri momentalisht janë 329 mijë e 696 raste pozitive dhe 1 mijë e 657 raste aktive.

Prej momentit të fillimit të pandemisë nga COVID-19, e kanë humbur jetën 3 mijë e 584 qytetarë./Shqip.com