154 gola në gjashtë sezonet e fundit në Serie A

Në gjashtë sezonet e fundit –është autor i 154 golave në Serie A.
Por, emri i tij qëndron në hije – pasi Lazio nuk po fiton dot trofe të mëdhenjë.
Ciro Immobile është golashënuesi më i mirë në Serie A edhe në këtë sezon.
Sulmuesi italian nuk po lë vend rastësisë, duke e tundur rrjetën.
Ciro është autor i 27 golave – në 31 ndeshje të zhvilluara deri më tani.
Teksa, ka asistuar edhe dy herë.
Ndonëse – Lazio nuk u kualifikua dot në Ligën e Kampionëve, ai vazhdon t’i qëndrojë besnik kësaj skuadre.
Immobile ishte edhe pjesë e kombëtares së Italisë, e cila u shpall kampione në “Euro 2020”.
32 vjeçari ka kontratë me “Le Aquile” deri në vitin 2026 dhe duket që nuk e ka ndërmend të largohet – ani pse ofertat nuk i kanë munguar.
Në CV-në e tij figuron edhe Këpuca e Artë e fituar në sezonin 2018-2019, kur shënoi plot 36 gola.
2021-22: 31 gola, dhe dy asistime(ende nuk ka mbaruar kampionati).
2020-21: 20 gola dhe gjashtë asistime.
2019-20: 36 gola dhe nëntë asistime.
2018-19: 15 gola dhe gjashtë asistime
2017-18: 29 gola dhe nëntë asistime.
2016-17: 23 gola dhe tri asistime./Shqip.com