Sport Ndërkombëtar

15-të vjeçari që po e mahnit botën e biliardos

Liam Davies

Ani pse shpresat e adoleshentit uellsian Liam Davies – për një paraqitje debutuese në Kampionatin Botëror kanë marrë fund, kjo mbetet në plan të dytë.

15-të vjeçari po konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenjë të këtij sporti.

Teksa, sot është mposhtur nga Jordan Brown në kualifikime.

Davies, paraprakisht ishte bërë fituesi më i ri i një ndeshje kualifikuese të Kampionatit Botëror pasi e mposhti irlandezin, Aaron Hill – ditë më parë.

Ndërsa, lavdatat për të nuk i kureseu sot, as Brown – pas takimit.

“Mos harroni emrin, Liam Davies – çfarë lojtari për moshën e tij, Ai thjesht më vuri nën kaq shumë presion. Por, u lehtësova që e kalova vijën në fund”, tha Brown.

Jordan Brown: 'Remember the name, Liam Davies' - Tsportsride.Com
Brown – Davies

Në total 128 lojtarë po garojnë për një nga 16-të vendet që sigurojnë një biletë për botëror.

Kampionati Botëror fillon të shtunën, më 16 prill. /Shqip.com