Zyrtare: Baftiu largohet nga Ballkani

Titullin e fitoi dhe po largohet si kampion.
Blendi Baftiu i ka dhënë fund bashkëpunimit të tij me FC Ballkanin.
Magjiku i mesfushës nuk e ka vazhduar kontratën me skuadrën nga Suhareka dhe është larguar si lojtar i lirë.
Në njoftimin e klubit – ndër të tjera thuhet se “klubi ynë ishte shumë i interesuar për të vazhduar kontratën, mirëpo Baftiu vendosi që të ndërroj ambient pasi që katër vite ka dhënë të gjitha për klubin tonë, ne si klub e mirëpritem vendimin e tij dhe patjetër se ai do të mbetet në historinë tonë”.

Baftiu është i lidhur me një transferim të mundshëm te Drita, por ende nuk ka diçka zyrtare.
Ai ishte ndër futbollistët kryesorë të Ballkanit – në rrugën për titullin historik.
Në të kaluarën – ai kishte qenë pjesë e FC Prishtinës, por karriera e tij mori një kahje tjetër nën urdhërat e Ismet Munishit./Shqip.com