14 të vdekur dhe 190 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut
Publikuar:
(19.12.2021 21:23:17)

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 14 persona nga Coronavirusi.
Ndërsa, nga dy mijë e 592 teste të kryera, 190 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 193 pacientë të shëruar nga coronavirusi..
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 221.285, numri i të shëruarve është 207.948, numri i të vdekurve ka arritur në 7.815, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.522./Shqip.com