130 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(30.03.2023 08:15:30)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 130 raste aktive me COVID-19.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 13 raste të reja.
Megjithatë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, por janë shëruar tre persona.
Aktualisht, 18 persona janë të hospitalizuar nga ky virus.
/Shqip.com