13 të vdekur dhe 469 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore
Publikuar:
(12.11.2021 18:02:06)

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veirut informon se në 24 orët e fundit nga Coronavirusi kanë vdekur 13 persona , ndërsa janë shënuar 469 raste të reja.
Numri i përgjithshëm i testimeve brenda 24 orëve është tre mijë e 296, shkruan Shqip.com.

Nga MSh informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 13 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me COVID-19.
Kurse Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 375 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 208 mijë e 467, prej të cilëve 192 mijë e 745 janë shëruar, ndërsa shtatë mijë e 307 persona kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (12 nëntor) është tetë mijë e 415./Shqip.com