Lajme

1296 gjoba trafiku për vetëm 24 orë

Shumica e vozitësve në trafikun rrugor nuk po i respektojnë rregullat e komunikacionit. Për këtë arsye Policia e Kosovës ka arritur që brenda 24 orëve të fundit të shqiptojë 1296 gjoba të trafikut.

Kjo është bërë e ditur në bazë të raportit policor të 24 orëve të fundit.

Po ashtu në bazë të raportit janë shënuar edhe 12 aksidente trafiku ku prej tyre 11 janë me të lënduar dhe vetëm 1 me fatalitet.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shoqëruar 11 persona në mbajte dhe 1 person në vuajte të dënimit.

Në bazë të raportit , 0 është numri i gjobave për personat që nuk kanë respektuar masat anit-covid 19. /Shqip.com