123 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(28.05.2022 08:38:15)

Me 4 raste pozitive të konfirmuara të hënën numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë ka arritur në 123.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 225 mijë e 80
Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 828 mijë doza të vaksinës.
Deri më sot mbi 822 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Shqip.com