121 raste aktive me COVID-19
Publikuar:
(29.03.2023 08:13:00)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë 121 raste aktive me COVID-19.
Dje, nga 99 testime kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjithsej 18 qytetarë, teksa dy persona kanë vdekur.
Po ashtu, gjatë 24 orëve janë hospitalizuar 18 persona dhe janë shëruar 7 të tjerë.
/Shqip.com