12 vdekje si pasojë e COVID-19 në Shqipëri
Publikuar:
(07.10.2021 21:23:18)

12 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Shqipëri gjatë njëzetekatër orëve të fundit.
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të enjten.
Po ashtu nga 3 mijë e 808 testime u regjistruan 533 infeksione të reja.
Ndërkaq u shëruan edhe 696 persona brenda ditës. Raste aktive janë 7 mijë e 959.

Që kur shpërtheu pandemia në Shqipëri janë regjistruar 173 mijë e 723 infeksione.
Prej tyre janë shëruar 163 mijë e 18. Ndërkaq, 2 mijë e 746 kanë vdekur.
Po ashtu, atje po vazhdon procesi i vaksinimit. /Shqip.com