Lajme

12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se 12 raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë kësaj periudhe janë testuar 1 mijë e 559 mostra, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 743.                                   

Në total numri i rasteve aktive në tërë vendin është 323.

No photo description available.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1 mijë e 627 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit janë dhënë 1 milionë e 610 mijë e 960 doza të vaksinës.

Deri më tani 759 mijë e 134 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.