12 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(19.05.2022 15:02:27)

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nga 354 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë këtyre 24 orëve, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërkaq janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.887.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, deri më sot 822.729 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.177 doza të vaksinës.
Në total numri i rasteve aktive është 247.
