12 raste aktive me COVID-19
Publikuar:
(20.12.2022 08:05:00)

Në Kosovë momentalisht janë 12 raste aktive me COVID-19.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar dy raste të reja me COVID-19.

Gjatë këtij intervali kohor janë kryer 34 testime dhe numri i të vaksinuarve brenda këtij intervali është 17.
Numri total i dozave të administruara është 1 milionë e 836 mijë e 975 vaksina.
/Shqip.com