12 persona nën hetim, zunë vijën bregdetare të plazhit
Polica ka larguar 300 çadra dhe 480 shezlongë nga plazhi i Krorëzës pasi ishin vendosur aty pa leje duke zënë hapësirën publike.
Gjatë operacionit të koduar “Plazhi i lirë” u vunë nën hetim edhe 12 persona, të cilët zaptuan hapësirën publike duke ndërtuar pa leje 12 objekte të përshtatura si lokale/beach bar, nga ku ofroheshin shërbime dhe produkte pa lëshuar kuponë tatimorë, duke fshehur të ardhurat dhe shmangur taksat.
Nën hetim janë: B. I., 34 vjeç, A. L., 34 vjeç, V. A., 34 vjeç, A. I., 71 vjeç, I. H., 51 vjeç, E. R., 52 vjeç, A. K., 62 vjeç, Dh. M., 51 vjeç, A. T., 44 vjeç, A. R., 68 vjeç, Dh. K., 69 vjeç dhe M. V., 25 vjeç, të gjithë banues në Sarandë.
Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë.
/Shqip.com