Disa persona e rrëmbejnë një burrë në Drenas, policia nis hetimet
Publikuar:
(10.04.2022 08:58:52)

Një burrë nga Drenasi është rrëmbyer nga disa persona të panjohur.
Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit e kishin futur me dhunë në veturë dhe kishin ushtruar dhunë fizike.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke ecur rrugës, persona të panjohur për motive (ende) të panjohura e kanë futur në një veturë pa targa dhe dyshohet se të njëjtin e kanë rrahur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Shqip.com