Lajme

112 vite pavarësi/ Mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë, merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Po mbahet në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit në 112 vjetorin e pavarësisë.

Të pranishëm në ceremoni janë presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, kryeparlamentarja Elisa Spiropali, ndërsa nga Kosova përfaqësues është kryeministri Albin Kurti.

Të pranishmit kanë kryer nderimet e tyre para flamurit.

Presidenti i Republikës uroi sot nga Sheshi i Flamurit në Vlorë të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit!

Nga sheshi historik i Vlorës, simboli i arritjes madhështore të 28 Nëntorit 1912 , i vlerave që çmojmë, bashkimit të vullneteve në emër të Shqipërisë e për të ardhmen e saj, ju uroj gëzuar
Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora  e pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar”, u shpreh ai.

/Shqip.com