Lajme

11 vdekje si pasojë e COVID-19 në Shqipëri

Ilustrim

11 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë kryer një mijë e 961 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 230 persona.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 266 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 178 mijë e 377 që nga fillimi i epidemisë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, dy mijë e 966 qytetarë kanë humbur jetën. Janë kryer mbi 1.32 milionë testime totale dhe mbi një mijë testime ditore.

Aktualisht janë tetë mijë e 12 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.

Në spitalet COVID po marrin trajtim 176 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar./SHQIP.com