11 të vdekur e 1,682 raste të reja me COVID-19 të dielën
Publikuar:
(22.08.2021 14:53:53)

11 viktima dhe një mijë e 682 raste të reja me Coronavirus janë konfirmuar të dielën në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 10 mijë e 710 testime mostra.
Janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107 mijë e 288.
Në total numri i rasteve aktive është 19 mijë e 695.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 18 mijë e 776 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707 mijë e 793 doza të vaksinës. Deri më sot 236 mijë e 405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim./SHQIP.com