Lajme

11 raste të reja me COVID-19

Qendra-COVID-19

11 raste të reja me COVID-19 janë raportuar gjatë njëzetekatër orëve të fundit.

Po ashtu gjatë ditës së fundit u regjistruan edhe 26 të shëruar tjerë.

Bazuar në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë – aktualisht raste aktive janë 447.

Po ashtu, nuk është raportuar as një rast i vdekjes brenda njëzetekatër orëve.

Qendër e Vaksinimit – Salla “1 Tetori” në Prishtinë

Ndërkohë, ka vazhduar edhe procesi i vaksinimit – ku brenda ditës së hënë 3 mijë e 658 qytetarë morën dozën e vaksinës.

Deri më tash, mbi 842 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Ndërkaq, më shumë se 742 mijë njerëz e kanë kryer procesin me dy dozat. /Shqip.com