11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(30.03.2023 14:35:31)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11 raste të reja me COVID-19.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, thuhet se gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe janë shëruar nëntë persona.
Megjithatë, të hospitalizuar për COVID-19 janë gjithsej 18 persona.
Aktualisht, në Kosovë janë edhe 132 raste aktive me virus.
/Shqip.com