Lajme

11 nxënës nga Prishtina helmohen në Mitrovicë, ishin në ekskursion

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës

11 nënës të klasave të teta nga Prishtina, janë helmuar në Mitrovicë gjatë një ekskursioni.

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Luljeta Zhubi, ka bërë të ditur për Shqip.com, se nxënësit ishin nga Komuna e Prishtinës dhe se gjendja e tyre për momentin është e mirë.

“Mendohet se janë 11 nxënës të helmuar. Ende nuk i kemi marrë rezultatet dhe nuk e dimë a ka qenë helmim nga ushqimi apo diçka tjetër, por me rëndësi është që këta fëmijë janë në gjendja stabile, shumica prej tyre kanë marrë terapinë mjekësore dhe vetëm se janë në pritje të shokëve të tjerë për të marrë terapinë, nuk kanë rrezik për jetë. Nxënësit janë nga Komuna e Prishtinës”, ka bërë të ditur Zhubi.

Ajo gjithashtu ka treguar se janë në koordinim me Institutin Kombëtare të Shëndetësisë Publike dhe Inspektoratin e Ushqimit, të cilët kanë marrë mostrat për të arritur në një përfundim nga ka ardhur helmimi./Shqip.com