108 raste aktive me COVID-19
Publikuar:
(14.07.2021 08:32:20)

Në Kosovë janë 108 raste aktive me COVID-19.
Kjo pasi të martën, Ministria e Shëndetësisë, njoftoi se janë shëruar 32 të infektuar karshi tetë infeksioneve të reja.
Brenda njëzetekatër orëve të fundit nuk kishte asnjë të vdekur si pasojë e pandemisë.
Ndërkohë, gjatë ditës së fundit janë vaksinuar 6.503 qytetarë.
Numri i atyre që kanë marrë të paktën një dozë është 270.641, ndërsa procesin e kanë kompletuar 72.476 qytetarë. /Shqip.com