100-vjetori i Republikës së Turqisë, Begaj mesazh urimi Erdoganit

Presidenti Bajram Begaj i ka dërguar një telegram urimi me rastin e 100-vjetorit të Ditës së Shpalljes së Republikës së Turqisë, Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“Në këtë ditë të shënuar për vendin Tuaj vlerësoj me shumë kënaqësi, se marrëdhëniet e partneritetit strategjik midis dy vendeve tona kanë hyrë në një fazë të re e shumë dinamike, jo vetëm në dimensionin e dialogut politik, por edhe në çdo fushë të bashkëpunimit dypalësh”, u shpreh Begaj në këtë telegram.
Presidenti Begaj shprehet besimplotë mbi të ardhmen e shkëlqyer të marrëdhënieve midis dy vendeve, të cilët gjithashtu shënojnë sivjet 100-vjetorin e marrёdhёnieve diplomatike – shprehje kjo e angazhimit tё pёrbashkёt qё nё krye tё herёs.
Presidenti i Republikës thekson se “Republika e Shqipërisë dhe populli shqiptar çmojnë kontributin personal të Erdogan dhe të Republikës së Turqisë për mbështetjen e vyer e të vazhdueshme”.
/Shqip.com