Lajme

100 mijë € për intervenime emergjente në Rezidencën e Rugovës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që udhëhiqet nga Hajrullah Çeku, ka shpallur një tender për intervenime emergjente në Rezidencën e Presidentit Historik Ibrahim Rugova.

Sipas njoftimit për kontratë të publikuar në e-prokurim, vlera e këtij tenderi është rreth 100 mijë euro.

“Përmes kontratës Intervenime emergjente në Rezidencën Dr. Ibrahim Rugova – Prishtinë tentohet intervenimi sipas paramasës se bashkëlidhur dhe dokumentacionit tjetër përcjellës lidhur me projektin në fjalë Të gjitha intervenimet e parapara janë të paraqitura detajisht në paramasë”, thuhet në njoftim.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është 90 ditë, derisa afati i fundit për dorëzimin e ofertave për këtë tender është 3 shkurti.

/Shqip.com