Lajme

10 raste të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit

Klinika Infektive, QKUK.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 10 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa nuk është raportuar për viktima.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë kryer një mijë e 580 teste, njofton Shqip.com.

Janë shëruar 12 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 345.

Në total numri i rasteve aktive është 165./Shqip.com

May be an image of text