Nesër në të gjitha shkollat e Klinës fillon mësimi

Pas vërshimeve dhe reshjeve që kapluan qytetin e Klinës, duket se gjendja tashmë është stabile. Drejtoria Komunale e Arsimit ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme në të gjitha shkollat e Klinës pritet të fillojë mësimi. “Drejtoria Komunale e Arsimit njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe qytetarët se nesër, më datë 23 janar, … Continued

KEDS: Në Mitrovicë e Skenderaj furnizimi me energji elektrike është stabil

Pas vërshimeve dhe reshjeve që ndodhën ditën e enjte, gjendja e furnizimit me energji elektrike në Mitrovicë dhe Skenderaj është stabile. Kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftimi për media nga KEDS-i. “Falë punës së pandërprerë të ekipeve të terrenit të KEDS-it, shumica e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet tashmë janë riparuar. Në Mitrovicë … Continued

Në katër shkolla të Skenderajt nesër nuk mbahet mësim

Për shkak të vërshimeve dhe reshjeve, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Skenderajt ka vendosur që nesër mësimi të mos mbahet në katër shkolla. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Kastriot Duraku. “Njoftohen nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se, nesër, ditë e hënë, do të mbahet mësimi i rregullt në shumicën e … Continued

Ekziston rreziku për epidemi hidrike, IKShPK rekomandon vlimin e ujit

Instituti Kombëtar Shëndetit Publik të Kosovës ka rekomanduar së fundi që uji të vlohet përpara përdorimit për shkak se ekziston rreziku opër shpërthimin e epidemive hidrike. Përmes një reagimi për media janë dhënë edhe disa rekomanime të tjera në kohën kur vendi është përballur me vërshime të mëdha e që disa zona janë të prekura … Continued

Kurti: Ekziston rreziku për epidemi pas vërshimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Komunën e Skenderajt e Mitrovicës si zona të prekura nga vërshimet. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka treguar ato së çfarë kishte parë në këto zona, duke përmendur dëmtime në infrastrukturë, bagëti të ngordhura e shumë gjëra të tjera. “Në Skenderaj dhe Mitrovicë isha sot bashkë me … Continued

FSK shpërndanë donacione për të prekurit nga vërshimet

Forca e Sigurisë së Kosovës iu ka dal në ndihmë banorëve në zonat e prekura nga vërshimet e fundit. Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, FSK ka njoftuar se disa nga banorëve të këtyre zonave iu është dhuruar donacion i grumbulluar me pajisje higjenike dhe ushqimore. “Forca e Sigurisë së Kosovës edhe sot … Continued

AKK kërkon nga Qeveria fond emergjent për zonat e prekura nga vërshimet

Asociacioni i Komunave të Kosovës sot kanë vizituar Komunën e Skenderajt si zona më e prekur nga vërshimet e fundit, ku janë pritur nga kryetari Fadil Nura. Në një komunikatë për media thuhet se bordi i AKK-së ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës krijimin e një fondi emergjent për zonat e prekura nga vërshimet. “Kjo … Continued

Kurti dhe dy ministrat e tij kanë vizituar sot Skenderajn, iu kërkua mbështetje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ai i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vizituar sot gjatë ditës Komunën e Skenderajt. Kjo është bërë e ditur nga vetë kryetari i kësaj komune, Fadil Nura. “Sot me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti dhe me ministrat … Continued

Vazhdojnë reduktimet e ujit në disa zona

Për shkak të përkeqësimit të motit dhe vërshimeve, ka pasur edhe turbullim të ujin në kanalin e Ibrit. Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, reduktimet në disa zona janë duke vazhduar ende. “Për qytetin e Drenasit, ju njoftojmë se kemi filluar trajtimin e ujit në orët e mesnatës me kapacitet të ulët trajtimi, duke filluar … Continued

Krasniqi: Qeveria të ndajë fonde për komunat e prekura nga vërshimet

Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i ka bërë sot thirrje Qeverisë së Kosovës që të mblidhet me urgjencë dhe të marrë vendim për të ndarë fonde financiare emergjente për komunat e prekura nga vërshimet. Ai tha se në këtë kohë kërkohet veprim me përgjegjësi institucionale e shtetërore. “Gjendja e vendbanimeve të … Continued