Opozita lëshon sallën e Kuvendit, pozita vazhdon seancën

Partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kanë lëshuar seancën e Kuvendit. Paraprakisht, deputetët e PDK-së zhbllokuan foltoren, me ç’rast deputetja Eliza Hoxha tha se meqë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi u largua nga seanca, tashmë janë kushtet normale për tëvazhduar. “Meqë Bislimi e lëshoi sallën dhe kërkesa jonë u plotësua mendoj që tani janë kushtet … Continued

Kuvendi miraton projektligjin për produkte medicinale

Me 62 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës, e ka miratuar projektligjin për produkte medicinale. Paraprakisht, në Kuvend situata ishte e tensionuar për shkak të dhunës së shfaqur në seancë, nga deputetët e PDK-së, me ministrat e Qeverisë. Pas kësaj, opozita tentoi ta bllokonte Kuvendin, por përkundër kësaj, u arrit që … Continued

Beqaj flet për përfshirjen e tij në rrahjen në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqaj, ka folur në Frontal për përfshirjen së tij në incidentin në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se qëllimi i deputetëve ishte që ta shmangnin situatën e krijuar. “Unë dhe deputetët e PDK-së ishim të interesuar të shmangim këtë situatë dhe këtë tension. Shihet në kamera … Continued

Guerot: Duam demokraci të gjallë, por më pak tensione

Për dhunën në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot. Ai ka deklaruar se e duan një demokraci të gjallë në debat, por me më pak tensione. “Kosova që duam është një demokraci e gjallë. Kosova meriton më shumë debat dhe më pak tensione, substancë në vend të përplasje“, … Continued

Zyra e BE-së në Kosovë reagon për dhunën në Kuvend

Bashkimi Evropian (BE) ka reaguar për dhunën në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të opozitës dhe pozitës. Është quajtur zhgënjyese krejt ajo që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, ku deputetë të PDK-së janë përplasur me ata të VV-së, si dhe me disa ministra. “Skena zhgënjyese dhune shihen sot në Kuvend. Kuvendi nuk është vend për … Continued

Prokuroria e fton Lushtakun për intervistim

Prokuroria e Shtetit e ka ftuar për intervistim deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtakun. Lushtaku të enjten është përfshirë në një përleshje në Kuvendin e Kosovës me ministra të Qeverisë së Kosovës. Të përfshirë në Kuvend kanë qenë edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje. Lushtaku për media ka thënë se do të padisë … Continued

Lëshohen në seancë audio-incizimet e Kusari-Lilës me Simiqin

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, gjatë seancës e cila ishte duke u mbajtur ka lëshuar përgjimet në të cila janë publikuar së fundi e që është e implikuar shefja e Grupit Parlamentarë të VV-së, Mimoza Kusari Lila dhe pjesëtarë të Listës Serbe. Në seancën e së enjtes ka eskalur situata për … Continued

Mbrojtja e Kurtit e lëshon sallën e Kuvendit

Mbrojtja e Kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që deri tash kanë qëndruar përreth vendit ku është ulur Kurti, për ta mbrojtur atë. Por, pas kërkesës së Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ata e kanë lëshuar sallën e Kuvendit. Konjufca pas kësaj i ka kërkuar edhe deputetëve të PDK-së që ta lirojnë foltoren e Kuvendit, por ata nuk … Continued

Zemaj i kërkon Konjufcës ta ndërpresë seancën

Deputetët e LDK-së po qëndrojnë në ulëset e tyre, derisa po tentohet të vazhdohet seanca plenare, në një situatë të tensionuar te foltorja e Kuvendit. Kryeparlamentari Glauk Konjufca po vazhdon t’i lexojë pikat e rendit të ditës, i përkrahur nga Lëvizja Vetëvendosje, derisa deputetët e PDK-së po protestojnë. Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i ka … Continued

Prokuroria nis hetimet për përleshjen fizike në Kuvend

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Prokurori i Shtetit ka iniciuar hetime në drejtim të veprës penale “Sulmi”, lidhur me incidentin i cili ka ndodhur gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës. Në njoftim është bërë e ditur se gjithashtu e ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, përfshirë po … Continued