Mbrojtja e Kurtit e lëshon sallën e Kuvendit

Mbrojtja e Kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që deri tash kanë qëndruar përreth vendit ku është ulur Kurti, për ta mbrojtur atë.

Por, pas kërkesës së Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ata e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Konjufca pas kësaj i ka kërkuar edhe deputetëve të PDK-së që ta lirojnë foltoren e Kuvendit, por ata nuk kanë pranuar.

Deputetët e PDK-së nuk kanë pranuar propozimin e Konjufcës që të vazhdojë seanca e sotme, duke u tejkaluar çështja që paradite çoi në sulme fizike mes pjesëtarëve të Qeverisë dhe deputetëve të PDK-së, e që kishte të bënte me audio incizimet e bisedave të Mimoza Kusarit të LV-së dhe Slavko Simiqit të Listës Serbe.

Konjufca ka thënë se Grupi i Parlamentar i LV-së pajtohet që të vazhdojë seanca me pika të tjera të diskutimit dhe ka provuar të vazhdojë me to, por është penguar.