Guerot: Duam demokraci të gjallë, por më pak tensione

Për dhunën në Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ai ka deklaruar se e duan një demokraci të gjallë në debat, por me më pak tensione.

“Kosova që duam është një demokraci e gjallë. Kosova meriton më shumë debat dhe më pak tensione, substancë në vend të përplasje“, ka shkruar ai në Twitter.

Seanca e tensionuar po vazhdon ku pati përplasje në mes deputetëve të PDK-së dhe atyrë të VV-së, si dhe ministrave.