OKB: Sot nuk ka operacione humanitare nga vendkalimi Rafah, shkak mungesa e karburantit

Sot “nuk do të ketë një operacion ndihme ndërkufitare në vendkalimin Rafah” midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit: njoftoi dje në mbrëmje agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA). “Rrjeti i komunikimit në Gaza është ndërprerë sepse nuk ka karburant. Kjo e bën të pamundur menaxhimin ose koordinimin e autokolonave të ndihmave humanitare”, … Continued

Ndalen ndihmat jetike, Gaza ngel pa sisteme komunikimi

Sistemet e komunikimit në Rripin e Gazës kanë mbetur jashtë funksionit që nga e enjtja, teksa mungesa e karburanteve ka pamundësuar energjinë për operimin e internetit dhe të rrjeteve të telefonisë, duke i detyruar agjencitë e ndihmave që të ndalin dërgesat ndërkufitare të furnizimeve humanitare, teksa kanë paralajmëruar se njerëzit së shpejti mund të vdesin … Continued

Qeveria e Hamasit: 11,470 palestinezë të vrarë në Gaza

Sulmi izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka vrarë 11,470 njerëz, përfshirë 4,707 fëmijë, 3,155 gra dhe 668 të moshuar, ndërsa 29,000 janë plagosur. Kështu deklaroi Ministria palestineze e Shëndetësisë, e kontrolluar nga Hamasi. Ndër të vdekurit janë 203 punonjës të kujdesit shëndetësor dhe 36 punonjës të mbrojtjes civile, ndërsa më shumë … Continued

Lideri i Hamasit: Jemi gati për luftë të gjatë me Izraelin

“Nëse armiku dëshiron që beteja të jetë e gjatë, kapaciteti ynë është t’i përgjigjemi po aq gjatë”, tha Ismail Haniyeh, kreu i Byrosë Politike të Hamasit, duke shtuar gjithashtu se ai ishte i sigurt në aftësinë e palestinezëve për t’i mbijetuar ofensivës izraelite në Gaza dhe për të dalë fitimtar. “Pavarësisht sulmeve “barbare” izraelite, populli … Continued

OKB: Sëmundjet dhe uria, të pashmangshme në Gaza

Teksa aksesi në karburante dhe burimet e tjera pakësohen në Gaza, përhapja e epidemive, sëmundjeve infektive dhe uria duken të pashmangshme. Kjo është ajo që është paralajmëruar nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk. “Një shterim total i rezervave të karburantit do të ishte katastrofik në të … Continued

Egjipti kundër zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza

Raportimet se Izraeli ka shpërndarë fletëpalosje në Gazën jugore duke paralajmëruar banorët që të largohen nga zona të caktuara mund të sinjalizojnë sulme të reja, ku qindra mijëra palestinezë thuhet se tashmë janë të zhvendosur. Egjipti është përtej kufirit jugor, por ministri i Jashtëm, Sameh Shoukry, ka sugjeruar se ata nuk do të pranonin një … Continued

Mbi 200 mjekë dhe infermierë janë vrarë deri më tani në Gaza

Të paktën 202 punonjës shëndetësorë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori dhe 200 janë plagosur, sipas një njoftimi të autoriteteve të enklavës palestineze. Numri i të vdekurve përfshin mjekë, infermierë dhe ndihmësmjekë. Gjithsej 25 spitale dhe 52 qendra mjekësore u eliminuan nga bombardimet e forta izraelite të enklavës, thanë autoritetet e … Continued

Politico: Gjermania propozon që pas konfliktit, kontrolli i Gazës t’i kalojë OKB-së

Mediumi i njohur “Politico” shkroi se Gjermania sugjeron që Kombet e Bashkuara të marrin kontrollin e qytetit pas sulmeve izraelite në Gaza. “Politico” ka siguruar një dokument jozyrtar dy faqesh të përgatitur nga Gjermania, në të cilin vlerësohen skenarët për të ardhmen e Gazës. “Ne përkrahim qëllimin e Izraelit: Hamasi nuk duhet të vihet më … Continued

50 ushtarë izraelitë të vrarë gjatë luftimeve në Gaza

Numri i ushtarëve izraelitë të vrarë gjatë operacionit tokësor në Rripin e Gazës është rritur në 50. Kështu deklaruan Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), duke njoftuar vdekjen e dy ushtarëve të tjerë. Këtë e raporton Times of Israel. Ata janë Kapiten Asaf Master (22 vjeç), i ardhur nga Kibbutz Bahan në Izraelin qendror dhe … Continued

Izraeli: Këto janë armët e Hamasit që gjetëm në spitalin al-Shifa

Një ditë pasi ushtria izraelite zbarkoi në spitalin al-Shifa në Rripin e Gazës, pretendohet se në ambientet e tij janë armatime. Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë publikuar sot dëshmitë për Hamasin, dhe armët e gjetura në spitalin al-Shifa. Pretendohet se në qendrën e rezonancës magnetike janë gjetur armë. “Gjatë bastisjes brenda një njësie në spital, … Continued