OKB: Sot nuk ka operacione humanitare nga vendkalimi Rafah, shkak mungesa e karburantit

Sot “nuk do të ketë një operacion ndihme ndërkufitare në vendkalimin Rafah” midis Rripit të Gazës dhe Egjiptit: njoftoi dje në mbrëmje agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA). “Rrjeti i komunikimit në Gaza është ndërprerë sepse nuk ka karburant. Kjo e bën të pamundur menaxhimin ose koordinimin e autokolonave të ndihmave humanitare”, thuhet në mesazhin e publikuar në X.