Çitaku: Sovraniteti i rëndësishëm, por edhe aleancat me SHBA dhe BE

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka komentuar dialogun midis Kosovës dhe Serbisë të zhvilluar në Bruksel. Përmes një postimi në Twitter, Çitaku është shprehur se Sovraniteti është i rëndësishëm por edhe aleancat me SHBA-në dhe BE-në. “Si kaluam nga diskutimi për normalizimin dhe njohjen reciproke, në grindjet e vogla për targat?! Sovraniteti … Continued

Cramon: Po rrezikohet integrimi i veriut

Raportuesja për Kosovën ne Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas dështimit të mosarritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Ajo ka thënë se i vjen keq që asnjëra palë nuk kishte interes të vërtetë për të arritur një marrëveshje mes nën ndërmjetësimin BE-së. “Shumë gjëra janë në rrezik, duke përfshirë integrimin … Continued

Gërvalla: Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun me Serbinë

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun me Serbinë por që njohja reciproke duhet të jetë në qendër. Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Twitter. “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kjo mund të … Continued

Gjermania mbështet qëndrimin e BE-së

Shteti i Gjermanisë i ka dhënë mbështetje qëndrimit të Bashkimit Evropian lidhur me dialogun dhe mos arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë gjatë ditës së sotme. Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shpërndarë në llogarinë e tij në Tëitter deklarimin e Peter Stanos lidhur me dialogun Kosovë Serbi. “Do t’i informojë shtetet … Continued

Pas Kurtit edhe ambasadori Bajrami e akuzon Borrellin

Pas kryeministrit të Kosovës edhe ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami ka reaguar për mos arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë. Bajrami ka akuzuar Josep Borell për dështimin e arritjes së marrëveshjes. “Në takimin urgjent të ftuar nga Josep Borrell, Kosova ka propozuar të pezullojë fazat e mëtutjeshme për targat, në këmbim që … Continued

Kurti: Jemi të gatshëm për bisedime, marrëveshja finale me njohjen reciproke në qendër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Kurti është shprehur se është gjithmonë i gatshëm që të udhëtojë në Bruksel për të biseduar, porse bisedimet duhet ta kenë në qendër njohjen e ndërsjellë. “Unë jam i gatshëm të vijë këtu, të zhvillojë takime, gjithmonë me strukturën dhe … Continued

Reagon Hoti: Kjo situatë më shumë i përshtatet Serbisë e jo neve

Pas dështimit të arritjes së marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, ka ardhur edhe reagimi nga ana e ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti. Përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, Hoti ka thënë se në Kosovë mund të krijohen tensione. “Në vend që të dëgjohen këshillat e amerikanëve lidhur me vendimin për targat, negociohet me … Continued

Kurti tregon arsyet e kundërshtimit të propozimit të BE-së për targat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Në fjalën e tij, Kurti ka akuzar Josep Borrell për mos arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë. “Natyrisht për ne nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet me atë me çfarë jemi ftuar këtu, dakordimin që me … Continued

Ambasadori Britanik: Është zhgënjyese që sot nuk është arritur asnjë marrëveshje

Pas dështimit të marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave ka ardhur reagimi edhe nga ana e ambasadorit britanik në Kosovë, Nicholas Abbot. Abbot është shprehur i zhgënjyer për mos arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë. “Është zhgënjyese që sot nuk është arritur asnjë marrëveshje. Situata aktuale paraqet rrezik për … Continued

BE konfirmon dështimin e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se ka dështuar të arrihet një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave. Në një konferencë për media pas takimit, shefi i dimplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka dhënë detaje për propozimin e BE-së për zgjidhjen e situatës. Ai ka thënë se propozimi i vënë në tavolinë, kërkonte nga Kosova … Continued