Përfundojnë bisedimet për de-përshkallëzimin Rusi-Ukrainë

Përfaqësuesit rusë dhe ukrainas kanë përfunduar bisedimet e zhvilluara në Bjellorusi që synojnë ndërmjetësimin e paqes në mes të konfliktit në vazhdim. Të dyja palët do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një raundi të dytë bisedimesh, i cili mund të zhvillohet në ditët në vijim. Pritjet për një zgjidhje paqësore nuk … Continued

Gjermania zotohet të pranojë të gjithë refugjatët ukrainas 

Gjermania është zotuar të pranojë të gjithë refugjatët ukrainas që ikin nga pushtimi rus në vendin e tyre. “Ne do të pranojmë të gjithë ukrainasit që ikin,” tha Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock në një konferencë të përbashkët shtypi me homologen e saj sllovene Anze Logar të hënën.  “Ne po ndihmojmë njerëzit që ikin … Continued

Britania e Madhe do të përpiqet të bllokojë Rusinë nga Interpoli

Britania do të kërkojë të pezullojë Rusinë nga organi ndërkombëtar i policisë Interpol, i tha parlamentit të hënën Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Priti Patel, raporton CNN. “Qeveria ukrainase ka kërkuar sot që qeveria ruse të pezullohet nga anëtarësimi i saj në Interpol dhe ne do të drejtojmë të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për … Continued

Rusia me gjasë do përjashtohet nga i gjithë futbolli ndërkombëtar

FIFA është gati të pezullojë ekipet kombëtare të Rusisë nga futbolli ndërkombëtar deri në një njoftim tjetër, ka thënë një burim me njohuri për diskutimet, pas pushtimit të Ukrainës. FIFA është në bisedime të avancuara me organin evropian të futbollit UEFA për këtë çështje dhe një vendim mund të merret më vonë të hënën, raporton … Continued

Rusia bombardon një lagje banimi në Kharkiv, thonë zyrtarët ukrainas

Një lagje rezidenciale në Kharkiv, qytetit të dytë më të madh në Ukrainë, është goditur nga një sulm me raketë të hënën, sipas zyrtarëve ukrainas dhe videove të shumta të mediave sociale. Videot tregojnë raketa të shumta në një pjesë rezidenciale të lagjes Saltivka në veri-lindje të Kharkiv, afër një dyqani, raporton CNN. Sipas Këshillit … Continued

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Luftimet në Ukrainë duhet të ndalen

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të hënën në mbledhjen e parë urgjente që nga viti 1982, duke thënë për pushtimin rus “mjaft është mjaft”. “Luftat në Ukrainë duhet të ndalen,” tha ai. Udhëheqësi i lartë i OKB-së e quajti gjithashtu vendosjen e mbrojtjes bërthamore nga Rusia … Continued

Takimi i rrallë i OKB-së po zhvillohet

Tashmë ka filluar Seanca e Asamblesë së Përgjithshme të Komeve të Bashkuara Ky është vetëm sesioni i 11-të i posaçëm urgjent i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që nga i pari në vitin 1956. Sesioni do të nisë me fjalimet e presidentit të Asamblesë së Përgjithshme (GA) dhe sekretarit të përgjithshëm, të ndjekur nga më … Continued

Ukraina aplikon për anëtarësimin në Bashkimin Evropian

Parlamenti i Ukrainës ka bërë të ditur se Ukraina ka aplikuar për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Nënshkrimi për aplikim është bërë nga Presidenti, Volodymyr Zelensky. Parlamenti i Ukrainës këtë moment e ka quajtur historik. President @ZelenskyyUa has signed application for the membership of #Ukraine in the European Union. This is a historic moment! pic.twitter.com/rmzdgIwArc — … Continued

Presidenti francez Macron foli ndaras me Putinin dhe Zelenskyn

Presidenti francez Emmanuel Macron foli veçmas me presidentin rus Vladimir Putin dhe më pas me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të hënën. Sipas Pallatit Élysée, telefonata me Putinin zgjati një orë e 30 minuta, raporton CNN. Macron tha se ka bërë presion për “nevojen për të zbatuar një armëpushim të menjëhershëm”.

Mehaj: Serbia ka qenë dhe është aleatë i denjë i Rusisë dhe Presidentit Putin

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar rreth qëndrimit të Serbisë pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainën, duke thënë se Serbia ka qenë dhe është aleatë i denjë i Rusisë dhe Presidentit Putin. Mehaj është shprehur se qëndrimi zyrtar i Serbisë nuk ishte befasi për askënd nga bota demokratike perëndimore. “Republika e Kosovës, institucionet dhe … Continued