Blinken: SHBA nuk ka parë shenja se Rusia është serioze në bisedimet me Ukrainën

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha se ai nuk ka parë shenja që bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë “po ecin përpara në një mënyrë efektive” sepse SHBA nuk ka parë “shenja të seriozitetit të vërtetë” nga Rusia. “Ka çfarë thotë Rusia dhe ka çfarë bën Rusia. Ne jemi të fokusuar në këtë të fundit”, tha Blinken … Continued

Zelensky: Rrethimi i Mariupolit një krim kundër njerëzimit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se rrethimi rus i qytetit port të Mariupolit përbën një krim kundër njerëzimit. Duke iu drejtuar parlamentit danez, ai tha se kjo po ndodhte para syve të të gjithë planetit në kohë reale. Disa ekspertë ushtarakë sugjerojnë se rënia e Mariupolit mund të jetë e pashmangshme, por është e … Continued

Negociatorët diskutuan për armëpushimin e mundshëm, thotë këshilltari presidencial ukrainas

Të martën janë zhvilluar bisedimet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë në Stamboll. Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, përshkroi të martën disa nga çështjet që u diskutuan në bisedimet. Sipas tij tema kryesore është garancia ndërkombëtare e Ukrainës, shkruan CNN. “Kryesorja është marrëveshja për garancitë ndërkombëtare të sigurisë për Ukrainën. Vetëm me këtë marrëveshje ne mund t’i … Continued

Tre të vdekur nga sulmi me raketa në Mykolayiv

Tre persona janë vrarë dhe 22 të tjerë u plagosën, pasi forcat ruse goditën me raketë një ndërtesë administrative në qytetin jugor të Mykolayiv. Autoritetet ukrainase e kanë konfirmuar se tre presona janë vrarë në sulmin, i cili shkatërroi pjesën qendrore të ndërtesës. Një sulm me raketë ka goditur një ndërtesë administrative në qytetin jugor … Continued

Goditet ndërtesa administrative në Mykolayiv

Një sulm me raketë ka goditur një ndërtesë administrative në qytetin jugor të Mykolayiv. Një gjë të tillë e ka konfirmuar guvernatori i këtij qyteti, Vitaly Kim, shkuran BBC. Sipas AFP, Kim tha se shumica e njerëzve brenda ndërtesës “shpëtuan për mrekulli”, por disa civilë dhe ushtarë mbetën të pagjetur. Kim ka postuar tani një … Continued

Kuleba: Mos hani dhe mos pini asgjë në bisedimet me Rusinë

Para fillimit të bisedimeve të sotme në Stamboll, ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba këshilloi këdo që shkon në negociatat me Federatën Ruse. Ai paralajmëroi për mundësin e helmimit të ushqimit, shkruan BBC. “Të mos hajë ose pijë asgjë dhe mundësisht të shmangë prekjen e çdo sipërfaqeje”, tha ai gjatë një interviste për kanalin … Continued

Roman Abramovich në bisedimet e Stambollit

Miliarderi rus, Roman Abramovich, është parë brenda bisedimeve në Stamboll. Në fotot e transmetuara nga mediat turke, pronari i klubit të futbollit Chelsea shihet i ulur në një tavolinë përkrah Ibrahim Kalin, zëdhënës i Presidentit Erdogan, dhe mban kufje përkthimi. Ai nuk është në tryezën kryesore të delegacioneve ruse dhe ukrainase, shkruan BBC. Kalin thuhet … Continued

Aktori Sean Penn viziton prapë Ukrainën

Aktori i njohur Sean Penn, ka vizituar prapë Ukrainën. Ukraina ndodhet në ditën e 34-të të luftës, ndërkaq Penn ka njoftuar se po ndihmon në programe dhe organizata bamirësie. Penn, po ndihmon refugjatët ukrainas, përmes donatorëve të ndryshëm. Ai në një postim në rrjetin social Twitter, postoi një fotografi së bashku me guvernatorin e Lviv, … Continued

Video: Erdogan bën thirrje për armëpushim

Bisedimet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë po vazhdojnë të martën në Stamboll të Turqisë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se tani është koha për të “pritur rezultate solide” nga raundi i fundit i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës. Duke folur në Stamboll ndërsa bisedimet filluan të martën, Erdogan theksoi se “u takon të dyja palëve … Continued

Truss akuzon Putinin për rrëmbime të neveritshme

Pas pretendimeve që një numër i madh i Ukrainaseve janë dërguar me forcë në Rusi, ka reaguar Liz Truss. Sekretarja e Jashtme britanike, Truss, ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, për përdorimin e “taktikës së neveritshme” të rrëmbimit të civilëve ukrainas. Në një postim në Twitter, Truss tha se Putin “po përdorte masa të dëshpëruara”, … Continued