Ushtria ruse ka në kontroll të plotë qytetin e Khersonit

Qyteti i Khersonit mbetet nën kontrollin total të Rusisë. Një gjë të tillë e kanë thënë katër banorë të qytetit për CNN, në kundërshtim me numrin e raporteve nga media të tjera. “Sot i pashë ata me armët e tyre në treg, ndoshta duke kërkuar perime për të blerë,” tha një banor për CNN të … Continued

Zelensky pretendon se Rusia ka humbur më shumë se 16 mijë trupa

Që nga fillimi i luftës deri më tani Rusia ka humbur 16 mijë trupa. Një gjë të tillë e ka thënë Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shkruan CNN. “Numri i humbjeve ruse ka tejkaluar 16,000 viktima”, tha Zelensky në një video-mesazh të postuar në mediat sociale të premten. “Midis tyre janë komandantë të rangut të lartë. … Continued

Më shumë se 7 mijë të evakuuar përmes korridoreve humanitare të premten

Gjithsej 7,331 njerëz u evakuuan nga qytetet e Ukrainës përmes korridoreve humanitare. Zëvendëskryeministrja, Iryna Vereshchuk, tha në një postim në internet se 2,800 njerëz ishin larguar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit duke përdorur transportin privat, shkruan BBC. 3.7 milionë ukrainas janë larguar nga vendi si refugjatë. Një total prej 10 milionë njerëz kanë lënë … Continued

OKB: Kemi informacion që vërteton ekzistencën e varrezave masive në Mariupol

Kombet e Bashkuara kanë marrë informacion që vërteton ekzistencën e varrezave masive në qytetin ukrainas të rrethuar të Mariupolit. OKB ka qenë në gjendje të marrë “informacion satelitor” për një varr të tillë, tha Matilda Bogner, kreu i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, shkruan CNN. “Ne vlerësojmë se një nga ato varre … Continued

Rreth 600 persona i kanë mbijetuar sulmit në teatrin e Mariupolit

Rreth 600 persona besohet se i kanë mbijetuar një sulmi rus në një teatër në qytet nëntë ditë më parë. Një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit e ka konfirmuar një gjë të tillë, shkruan CNN. Informacioni për viktimat dhe të mbijetuarit ka dalë ngadalë që nga sulmi i 16 marsit, dhe mungesa e … Continued

Koloneli rus u vra nga njerëzit e vet, sipas zyrtarëve perëndimor

Dy komandantë të lartë rusë janë vrarë, derisa njëri prej tyre me sa duket vdiq pasi u sulmua nga njerëzit e tij. Oficeri komandues i Brigadës së 37-të të u vra qëllimisht nga trupat e tij si rezultat i humbjeve të marra nga brigada e tij, sipas zyrtarëve perëndimor, shkruan BBC. “Kjo thjesht jep një … Continued

Erdogan bisedon me Zelenskyn për integritetin territorial të Ukrainës

Presidenti turk, Tajip Erdogan, në një telefonatë të premten me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky , theksoi përkushtimin e NATO-s për integritetin territorial të Ukrainës, qëndrimin e njëjtë që e kishe shprehur edhe në samitin e organizatës këtë javë, raporton The Guardian. Erdogan tha se ai kishte përcjellë në bisedimet dypalëshe dhe sipas tij ka përpjekje “efektive” diplomatike, raporton Reuters.  Ata diskutuan … Continued

Kryeministri i Hungarisë refuzon apelin e Zelenskit për armë dhe sanksione

Hungaria ka refuzuar t’i ndihmojë Ukrainës, pas apelit të Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka hedhur poshtë një apel të Zelenskyit për armë dhe sanksione më të ashpra kundër Rusisë, duke thënë se kjo do të ishte “kundër interesave të Hungarisë”. Orban hodhi poshtë kërkesat e Zelensky në Këshillin Evropian “sepse ato … Continued

Kremli thotë se asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë nëse Rusia përjashtohet nga G20

Sanksionet e radhës kundër Rusisë pritet të përfshijnë edhe largimin nga G20, Reuters. Kremlini tha të premten se asgjë e tmerrshme nuk do të ndodhë nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj arrijnë të dëbojnë Rusinë nga grupi i njëzet ekonomive kryesore, sepse shumë nga anëtarët e G20 janë gjithsesi në luftë ekonomike me … Continued

Biden paralajmëron se do të përgjigjen në rast se Rusia përdor armë kimike në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se NATO “do të përgjigjet” nëse Rusia përdor armë kimike në Ukrainë. Biden – i cili është në Evropë për bisedime me aleatët – nuk shpjegoi se çfarë mund të thotë kjo. Komentet e tij erdhën në një ditë të paprecedentë të samiteve urgjente në Bruksel, ku liderët perëndimorë … Continued