Rreth 600 persona i kanë mbijetuar sulmit në teatrin e Mariupolit

Pamje nga teatri në Mariupol

Rreth 600 persona besohet se i kanë mbijetuar një sulmi rus në një teatër në qytet nëntë ditë më parë.

Një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit e ka konfirmuar një gjë të tillë, shkruan CNN.

Informacioni për viktimat dhe të mbijetuarit ka dalë ngadalë që nga sulmi i 16 marsit, dhe mungesa e një force policore funksionale dhe rrjeti i reaguesve të urgjencës e kishte bërë të pamundur përpilimin e një numërimi zyrtar, tha Petro Andriushchenko në kanalin e tij Telegram.

Në vend të kësaj, ai zbuloi detaje të atyre që ai i quajti numra “pothuajse zyrtarë” dhe shpjegoi se si këshilli kishte arritur shifrën e rreth 300 viktimave.

Ata kishin mbledhur gjithashtu të dhëna nga njerëz që jetonin pranë teatrit ose kishin shkuar në vend pas sulmit.

Më në fund, zyrtarët e qytetit ishin ndihmuar nga një gazetar lokal, i cili kishte informacion specifik për njerëzit që ishin arratisur dhe ishin larguar nga qyteti.

“Kjo nuk është vetëm dëshmi e një personi. Është rezultat i punës së madhe dhe të kujdesshme”, tha Andriushchenko.

Si rezultat, përfundoi ai, shifrat “pothuajse zyrtare” të qytetit vendosën rreth 900 njerëz në teatër ditën e bombardimit.

Rreth 300 personat që vdiqën ishin në katet e sipërme të ndërtesës dhe në pjesën e pasme të teatrit./Shqip.com